Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme, takime në nivel ditor me KShZ-në

29.01.2016 12:34

Kryeministri i qeverisë teknike për përgatitjen e vendit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Emill Dimitriev...

Kryeministri i qeverisë teknike për përgatitjen e vendit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Emill Dimitriev, pas vizitës së djeshme me përfaqësuesit e KSHZ-së, ka thënë se Qeveria në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare më 24 prill miratoi konkluzat e dala nga takimi i parë me KShZ-në, të cilat janë garanci për një proces zgjedhor korrekt, kredibil dhe demokratik.
 
Sipas kryeministrit Dimitriev, nëse KShZ vazhdon të punojë me kapacitet të plotë, atëherë deri në afatin e caktuar, pra deri më 24 prill, mund të behet pastrimi i listës zgjedhore, si një nga kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, dhe para së gjithash të pranueshme për të gjitha palët garuese. 
 
“Ajo që munda ta dëgjoj nga ana e KShZ-së ishte ajo se edhe ata janë të mendimit se arrihet shpejt marrëveshja rreth metodologjisë për pastrimin e listave zgjedhore, e cila është lëndë diskutimi e partive politike, nga KShZ janë të përgatitur, veç më kanë përgatitje serioze për shtyrjen në funksion të metodologjisë dhe vlerësojmë se këto afate do të respektohen. Sa i përket çështjes së mediave, ajo është lëndë diskutimi e partive politike, dhe si parti secila ka mendimet e saja, por unë shpresoj që shumë shpejt do të arrihet marrëveshje edhe për këtë çështje dhe do të mund të hymë në një fazë më serioze të përgatitjes së zgjedhjeve”- tha Dimitriev.
 
ERSAN PAJAZITI