Botë

Në një tragjedi afër Samosit humbën jetën 26 persona

29.01.2016 13:38

Të paktën 26 refugjatë, prej të cilëve 10 burra, gjashtë gra dhe 10 fëmijë, janë mbytur gjatë përmbysjes së një varke druri...

Të paktën 26 refugjatë, prej të cilëve 10 burra, gjashtë gra dhe 10 fëmijë, janë mbytur gjatë përmbysjes së një varke druri i cili ndodhi dje, në veri nga ishulli grek Samos.
 
Sipas një refugjati i cili është gjetur i gjallë  në njërën nga plazhet e Samosit, në varkë ka pasur mes 40 dhe 50 njerëz, ndërsa deri mbrëmë janë shpëtuar vetëm nëntë persona.
 
Varka patrulluese të rojës bregdetare greke, dy anije të Fronteksit, një helikopter ushtarak dhe një anije ushtarake ende e kontrollojnë rajonin për gjetjen e të mbijetuarave.