Botë
Rriten sulmet kundër migrantëve në Gjermani
29.01.2016 14:45
Strehimoret e migrantëve në Gjermani janë sulmuar pesë herë më shumë vitin e kaluar sesa në vitin 2014, ka bërë të ditur policia gjermane...

Në raportin e saj thuhet se në vitin 2015 janë regjistruar 1,005 sulme, krahasuar me 199 më 2014.
Aktivistët e ekstremit të djathtë dyshohen për 90 përqind të rasteve.
Vitin e kaluar, mbi 1.1 milion njerëz kanë kërkuar azil në Gjermani – shumica e tyre nga Siria.
Gjermania ka paralajmëruar se do të zgjerojë listën e vendeve të sigurta, në përpjekje për të frenuar fluksin e migrantëve.
Koalicioni qeveritar planifikon të shpallë Marokun, Algjerinë dhe Tunizinë vende të sigurta, ka thënë zëvendëskancelari Sigmar Gabriel.
Vitin e kaluar, Gjermania ka shpallur të sigurta edhe disa vende të Ballkanit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën./evropaelire
