Maqedoni
FSSh-risi për personat me të ardhura të ulëta, riregjistrim automatik për sigurimin shëndetësor
29.01.2016 15:34
Fondi për Sigurim Shëndetësor prezantoi një tjetër risi në sistemin e shërbimeve elektronike...

200 mijë persona të papunësuar, bartës të sigurimit shëndetësor, dhe 200 mijë anëtarë të familjes (bashkëshort/e, fëmijë), që kanë realizuar të ardhura gjatë vitit paraprak, por që nuk e kanë tejkaluar vlerën prej 115.080 denarë në vit, nuk do të kenë nevojë të shkojnë tek njësitë rajonale të FSSh-së për t’i deklaruar të ardhurat, pasi sigurimi shëndetësor i tyre do të vazhdojë në mënyrë automatike.
“Limite të reja për sigurim shëndetësor në pajtueshmëri me të ardhurat e realizuara neto në vitin 2015 janë deri në 115 mijë denarë, të cilat i mbulon Ministria e Shëndetësisë, prej 115 mijë 80 denarë deri në 193 mijë nëse në 2 muajt e fundit kanë realizuar të ardhura më të ulëta se 19 e 180 denarë, sigurimin shëndetësor e mbulon Ministria e Shëndetësisë dhe 115 mijë deri në 193 mijë e 608 denarë sigurimin shëndetësor e paguan vet i siguruari në vlerë prej 15% prej pagës mesatare”- deklaroi drejtori të FSShM-së, Orhan Ramadani.
Të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me projektin për regjistrimin dhe riregjistrimin e personave të papunë, të siguruarit do të mund t’i marrin çdo ditë pune prej orës 8:30 deri në 16:30, në linjën telefonike pa pagesë: 0800 33 222, ose në adresën elektronike: [email protected] ose në ueb faqen zyrtare të fondit www.fzo.org.mk.
GYLTENE SINANI
