Haxhi vetëm përmes linjave ajrore, BFI organizator i vetëm legjitim
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame ka shqyrtuar në mbledhjen e fundit çështjen e organizimit të Haxhit, si kusht i pestë i Islamit...

Rijaseti i BFI-së unanimisht solli vendim që organizimi i Haxhit, duke filluar nga ky vit, të organizohet vetëm përmes vijës ajrore, kështu duke unifikuar organizimin e Haxhit me Republikën e Kosovës, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë.
Nisur nga kjo, Rijaseti, si organizator i vetëm legjitim, me kohë informon besimtarët islam të vendit që të mos bien pre e individëve dhe agjencive, që eventualisht paraqitën si organizator të Haxhit, sepse nuk do të ketë organizim tjetër përveç atij të Bashkësisë Fetare Islame në RM.
BFI informon ata të cilët kanë vendosur ta kryejnë këtë obligim fetar, se regjistrimi do të bëhet shumë më herët, e për këtë dhe për detaje tjera rreth organizimit do të informojë me kohë.
