Maqedoni

Komisioni Evropian: partitë politike të bëhen konstruktive

29.01.2016 16:08

Partitë politike në Maqedoni të sillen në mënyrë konstruktive dhe të sigurojnë zgjedhje të besueshme dhe demokratike të parakohshme parlamentare...

Partitë politike në Maqedoni të sillen në mënyrë konstruktive dhe të sigurojnë zgjedhje të besueshme dhe demokratike të parakohshme parlamentare, që sipas Marrëveshjes së Përzhinës janë caktuar për më 24 prill. Kjo është kërkesa e Komisionit Evropian që u dërgua përmes zëdhënëses së komisarit Johanes Han, Maja Kocijançiç.
 
“Komisioni Evropian bëri thirrje disa herë se është me rëndësi të madhe për partitë ta zbatojnë marrëveshjen politike që ata e arritën bashkërisht në qershorin dhe korrikun e kaluar. Bashkëpunimi konstruktiv mes të gjitha palëve është me rëndësi thelbësore që të sigurohen zgjedhje të besueshme dhe demokratike. Komisari Han pret, në interes të shtetit dhe të popullit, të gjithë partitë të punojnë në arritjen e këtij qëllimi”- ka thënë për MIA-n zëdhënësja, Maja Kocijançiç.
 
Nga mesi i muajit të ardhshëm në Maqedoni duhet të arrijë komisioneri për zgjerim, Johanes Han, për të parë se deri ku ka arritur procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
 
Nga Komisionin Evropian (KE) thonë se janë të befasuar nga sjellja e disa përfaqësuesve dhe simpatizantëve të opozitës ndaj eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
 
Fyerjet dhe kërcënimet ndaj Hanit, madje edhe përgatitje të protestave gjatë ardhjes së ardhshme të tij, që është mbështetur në rrjetet sociale në internet, e befason në mënyrë të pakëndshme Brukselin zyrtar, përfshirë edhe nismën e KE-së të dërgojë ndërmjetësues tjetër në negociatat në vend të eurokomisarit për negociata për zgjerim.
 
SANIJE KASAMI