Vendimi i Gjykatës Administrative, Spasovski: Shefat e rinj mbeten në vendet e tyre
29.01.2016 16:49
Shefat policorë të emëruar nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, do të vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e tyre edhe përkundër vendimit të Gjykatës Administrative...

Kjo është përgjigja e numrit një të policisë, pas vendimit të gjykatës për ndalesë të përkohshme për emërime dhe shkarkime të reja.
Spasovski paralajmëroi zëvendësin e tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mitko Çavkov, që mos të shkaktojë huti në opinion lidhur me policinë, e sidomos të mos sjellë vendim që shefat e rinj duhet të largohen nga funksionet e tyre deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Administrative, pa e pyetur ministrin.
