Kasami dhe Ostreni me të njëjtin qëndrim: Aktualisht nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill
Pa pastrimin e listave zgjedhore dhe Ligjin e mediave nuk mundet të ketë zgjedhje të lira demokratike...

Ky është qëndrimi i përbashkët i liderit të “Unitetit” dhe të Lëvizjes “Besa”, Gëzim Ostrenit dhe Bilall Kasamit, pas takimit të përbashkët që e realizuan sot.
“Siç ishit të informuar, sot organizuam një takim të përbashkët, miqësorë. Kishim nevojë të njihemi dhe të diskutojmë gjendjen aktuale lidhur me Marrëveshjen e Përzhinës”, tha lideri i “Unitetit”, Gëzim Ostreni.
“Ne mendojmë se duhet të ketë takime me të gjithë partitë opozitare, si ato shqiptare ashtu edhe me ato maqedonase, me qëllim që të krijohen kushte për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Zgjedhje të cilat detyrimisht duhet të pranohen nga gjithë faktorët politik. Qëllimi ynë është që në Maqedoni qytetarët të kenë mundësi që të votojnë me vullnet të lirë”, tha Bilall Kasami nga lëvizja “Besa”.
