Murray në finalen e “Australian Open”, sfidon Djokovic

29.01.2016 17:48

Andy Murray mund Milos Raonic duke siguruar finalen e pestë në karrierë në Australian Open...

Tenisti britanik përmbysi disavantazhin 2-1 me sete duke triumfuar në një takim që zgjati plot katër orë dhe në finalen e madhe ashtu si edhe 12 muaj më parë do të vihen përballë njëri – tjetrit Novak Djokovic dhe Andy Murray.

Kështu për herë të katërt në Melbourne Park në finalen e madhe do të përballen ndërmjet tyre Novak Djokovic dhe Andy Murray, gjithsesi me një ndryshim të madh pasi deri tani tenisti britanik numëron tre humbje në duelet me serbin, pa harruar aspak edhe disfatën e vitit 2010, kur u mund në vetëm tre sete nga Roger Federer.

Finalja e edicionit të 104 të Slemit të parë të vitit do të luhet të dielën në orën 09:30 gjithsesi Novak Djokovic konsiderohet si favorit absolut, pasi përvecse do të ketë avantazhin e një dite më shumë pushim numëron plot 10 fitore në 11 përballjet e fundit ndërmjet tyre.