Prezantohen fanellat e reja të kombëtares shqiptare në ‘EURO 2016’

29.01.2016 17:55

FSHF ka zyrtarizuar sot kontratën me firmën e veshjeve “Makron”, si dhe ka prezantuar e re e Kombëtares që do të jetë e vlefshme edhe për Europianin “Francë 2016”....

Do të jetë firma italiane e veshjeve “Makron”, marrëveshja me të cilën u zyrtarizua sot

Kontrata pritet të jetë rreth 400 mijë euro, kryesisht në bazë materiale. Emri i fanelës është “Triumf”.

Ajo do të ketë një shqiponjë të stilizuar ndryshe nga më parë në stemë dhe gjithashtu do të ketë të stampuar shqiponjë në pjesën e përparme dhe të pasme të saj, për ta bërë sa më të identifikueshme për nga motivet kombëtare.