Mustafi kundër Barcelonës
29.01.2016 18:39
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, me ekipin e Valencisë do të ketë punë shumë të vështirë në Kupën e Mbretit...

Ata ishin të pafat, për faktin se do të ballafaqohen me liderin e kampionatit spanjoll, Barcelonën. Futbollisti shqiptar, anëtar i kombëtares së Gjermanisë, tani duhet të përgatiten maksimalisht kundër kampionit në fuqi.
Në takimin tjetër gjysmëfinal do të ndeshen Sevilla dhe Celta Vigo. Sevilla në një farë forme është edhe si favorite në këtë sfidë. Ndeshjet e para do të luhen me 3-4 shkurt, ndërsa ato të kthimit pas një jave (10-11 shkurt).
