Maqedoni

Mot me diell, e mjegull nëpër fushëgropa

30.01.2016 12:09

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtim i ndryshueshëm. Në mëngjes me kushte për mjegull nëpër disa lugina...

Temperatura do të lëviz prej shtatë deri në 17 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të jetë moti me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtim i ndryshueshëm.
 
Temperatura do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
 
Vazhdon periudha e motit stabil dhe relativisht të ngrohtë, që do ketë kushte për shkrirje të mëtutjeshme të shtresës së borës në male./Mia