Maqedoni
VK Mexhitlija është mbyllur për shkak të grevës së bujqve grek
30.01.2016 12:22
Komunikacioni në vendkalimin kufitar Mexhitlia/Niki sot do të jetë në ndërprerje disaorëshe për shkak të grevës së bujqve grekë të cilët do të vendosin mekanizëm në afërsi të kufirit...

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se komunikacioni do të jetë në ndërprerje nga ora 11 deri në orën 13 dhe nga ora 18 deri në orën 20.
Kjo është bllokada e dytë e komunikacionit mbikufitar që e bëjnë bujqit grekë ditëve të fundit. Më 26 janar ata me traktorë dhe mekanizma të tjerë bujqësorë, pranë Mexhitlisë/Niki, tërësisht e bllokuan edhe vendkalimin kufitar Bogorodica/Evzoni. /Mia
