Maqedoni
Auto-shkollat kundër trajnimit të kandidatëve para kamerës
30.01.2016 13:35
Auto-shkollat e vazhdojnë betejen kundër nenit 284 të ligjit për siguri në komunikacion rrugor...

Auto-shkollat e vazhdojnë betejen kundër nenit 284 të ligjit për siguri në komunikacion rrugor, e cila parasheh vendosjen e kamerave në veturat e auto-shkollave derisa trajnohen kandidatet.
Ata janë të mendimit se kjo është anikushtetuese për arsye se cenohet privatësia e kandidatëve dhe instruktorëve.
“Ne jemi kundër asaj që instruktorët të kryejnë punën e tyre duke ardhur në punë me kamera në dorë dhe t’i xhirojnë kandidatët. Kjo që propozojnë ata është baraz sikur t’i drejtoni kamerët nga fëmijët teksa ata mësohen të ecin në këmbë ku mund të shihen aty çaste komike por edhe çaste të hidhërimit”, tha Jonçe Apostollovski, kryetar i SHASHM-së.
Qytetarët e anketuar të TVM-2 janë të ndarë në mendime kur bëhet fjalë për vënijen e kamerave në veturat e autoshkollave. Ata nuk janë të gjithë të sigurt se një gjë e tillë do të rris cilësin e trajnimeve të kandidatëve.
“Mendoj se nga njërën anë kjo është mirë sepse detyron ti plotësosh orët, ndërsa nga ana tjetër është pak si keq se mund të bësh gabime dhe të shifet”...
“Privatësia duhet të mbetet privatësi për sa i për ketë vënies së kamerëve mendojë se ata të cilët e kanë propozuar këtë ligj kanë bërë çmenduri, asgjë më tepër sepse cenohet e drejta e shumë personave që dëshirojnë të marrin patent shoferin. Menojë se do të ishte mirë sa më parë të tërhiqet ky ligj”...
“Atij që nuk i konvenon i pengon ky ligj sepse ata janë të mësuara të marrin lejen duke dhënë para fare pa shkuar në trajnime. Kjo është realiteti”, thanë qytetarët e anketuar.
Iimplementimi i këtij ligji në praktik do të nxis shpenzime shtesë dhe do të detyrojë auto shkollat të punsojnë persona tjerë që do të duhej të arkivojnë video materijalet, gjë të cilën jo të gjitha autoshkollat janë në gjendje ta bëjnë, sqarojnë nga Shoqata e Autoshkollave.
“Ata të cilën filluan të punojnë me këtë risi hasën në probleme. Mirëpo dalëngadalë edhe ata po tërhiqen nga implementimi i këtij sistemi, duke vlersuar se ky proces është mision i pamundur. Nuk mund të implementojnë sepse hasën në probleme të mëdha me arkivimin e materileve”, shtoi Apostollovski.
Qëllimi kryesor i këtij ligji është të parandalojë pa drejtësitë që u bëhen kandidatëve gjatë realizimit të plotë të orëve për trajnim, duke marr parasysh se në të kaluarën sipas propozuesit të ligjit MPB-së, janë konstatuar pa rregullësi të shumta me dhënien e vërtetimeve për orë të plotësuara të kandidatëve.
Nëse autoshkollat nuk xhirojnë kandidatët, ato dënohen me 5 mijë euro dënim dhe rrezikojnë të mbyllën për dy vjet. Paralajmërohet ser protesta e autoshkollave do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.
REXHEP QAMILI
