Maqedoni

Mjekët: Ndryshimi i temperaturës dëmton shëndetin

30.01.2016 14:05

Ndryshimet e shpeshta të temperatures gjatë stinës së dimrit, janë shkaktar i paraqitjes së virozave dhe ftohjes...

Probleme në organizëm mund të shkaktohen edhe nga ekspozimi i trupit në temperatura të ndryshme brenda një kohe të shkurtër, thonë mjekët.
 
Sipas tyree përshtajta e organizmit ndaj ndrrimit të ambienteve me temperatura të ndryshme duhet të bëhet në bazë të asaj që konsiderohet si temperaturë normale nga 20 deri më 30 grade celisus.
 
“Temperatura normale dmth ku ne mundemi të gjitha aktivitetet tona ti zhvillojmë normal dhe metabolizmi jonë të mos përfitojë ndonjë ndryshim, të pësojë, ajo është temperaturë mbi 20 gradë. Cdo temperaturë me 20 gradë dmth në hapsirën ku jetojmë për hapsirën ku jetojmë ose dhomën ku jetojmë duhet të jetë prej 20 deri më 30 gradë; Proceset metabolitike në organizmin tonë, atëherë janë normale, mundemi të punojmë, funksionojmë normal. Nëqoftëse temperatura për një kohë të shkurtë bën ndrim mbi 25 gradë, ndrim të përnjëhershëm, prej kësaj dhome ku është temperature 30 gradë, dalim në në temperature 0 gradë, atëherë organizmi jonë reagon aq shumë saqë qendra e termorregullacionit në trurin, nuk mund mirë ta kontrollojë metabolizmin”, tha dr. Muhamet Kamberi, specijalist internist.
 
Temperatura trupore prej 36 deri me 37 grade është temperaturë bazale që një organizëm të mund të funksionojë normalisht dhe cdo temperaturë që zbret nën 35 grade sjell ndryshime në organizëm me cka me uljen e temperaturave ngadalsohet edhe puna e gjithë organeve, kurse pasojat fatale edhe me vdekje vijnë me temparutrë trupore nën 24 gradë celsius.
 
Por mjekët rekomandojnë që ambienti në të cilin bëjmë gjumë të jete me temperaturë nën 20 gradë Celsius. 
 
BELINDA KOKA-ADEMI