Maqedoni

Janë dhënë vërtetime për 2.292 migrantë në 24 orët e fundit

30.01.2016 15:31

Gjatë 24 orëve të fundit u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit gjithsej 2.292 shtetasve të huaj...

Prej tyre, 852 janë të gjinisë mashkullore, 513 të gjinisë femërore dhe 927 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit.
 
Më të shumtë janë shtetasit e  Sirisë - 1.243, Afganistanit - 671 dhe Irakut - 378. 
 
Deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrimi e kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Nga fillimi i viti deri dje janë dhënë vërtetime gjithsej 52.503 shtetasve të huaj, nga të cilët 21.732 janë të gjinisë mashkullore, 11.314 të gjinisë femërore, dhe 19.355 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 102 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë - 26.193, Afganistanit - 16.543 dhe Irakut - 9.764.
 
Në këtë periudhë deri në  Sektorin për azil, janë parashtruar gjashtë kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak të gjashtë personave minorenë prej të cilëve pesë nga Afganistani dhe  dy nga Siria./Mia