Botë
Deti Egje fundoset anija 33 refugjat të vdekur
30.01.2016 16:27
Së paku 33 refugjatë kanë humbur jetën, ndërsa 75 të tjerë janë shpëtuar pasi anija e tyre u fundos në Detin Egje derisa po përpiqeshin të arrijnë nga Turqia në Greqi...

Mes të vdekurve njoftohet për të paktën pesë fëmijë. Roja bregdetare turke vazhdon kërkimet pasi nuk dihet se sa njerëz ishin në anije.
"Të paktën 33 persona pësuan dhe druhet se ai numër mund të jetë edhe më i madh", deklaroi prefekti i Ajvaxhik, Mehmet Unall Sahin për CNN Turk.
Refugjatët janë nisur nga provinca Çanakkale, nga Ajvaxhik në tentim për të arritur në ishullin grek Lezbos.
Në Turqi ndodhen 2.2 milionë refugjatë nga Siria, ndërsa sipas të dhënave të Organizatës për migrim të OKB-së, mbi një milionë refugjatë kanë arritur në Evropë.
GJYLTENE SINANI
