Botë
Madaja 16 të vdekur nga uria 30 në gjendje kritike
30.01.2016 16:43
Gjashtëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga uria në qytetin e rrethuar sirian Madaja, që nga dita kur konvoji i parë me ndihma nga OKB ka arritur në fillim të këtij muaji...

Organizata humanitare, Mjekët pa Kufij, thotë seedhe 33 persona të tjerë janë në gjendje shumë të rëndë.drejtor I i kësaj organizate tha se “situata është e papranueshme” derisa njerëzit “ do të duhet të evakuoheshin javë më parë”.
Mjekët pa Kufij kanë njoftuar se vetëm vitin e kaluar, nga uria në qytetin Madaja kanë vdekur 30 persona.
Në fillim të muajit janar, dy konvoje të ushqimit emergjent janë dërguar në Madaja, vend ku besohet se rreth 40 mijë njerëz janë të bllokuar dhe jetojnnë në kushte të tmerrshme.
GJYLTENE SINANI
