Maqedoni
Ahmeti: Ka shum argumente pse nuk duhet shtyrë zgjedhjet
30.01.2016 17:05
Samiti i NATO-s në qershor, kriza e refugjatëve, mos durimi i qytetarëve për situatën e tensionuar në vend...

Samiti i NATO-s në qershor, kriza e refugjatëve, mos durimi i qytetarëve për situatën e tensionuar në vend, janë disa nga arsyet e BDI-së pse mbështet mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill. Këtë qëndrim e paraqiti lideri i integristëve Ali Ahmeti, sipas të cilit shtyrja e afatit të zgjedhjeve mund të shkaktojë edhe tensione dhe përçarje të mëtutjeshme në vend.
“Po u shty data e zgjedhjeve ne humbim një datë shumë të rëndësishme siç është mbajta e samitit të NATO-s . Për zhvillimet e brendshme në vend nuk është mirë që të shtyhet data e zgjedhjeve qoftë në fund të majit apo në fillim të qershorit, për shkak të zhvillimeve politike në vend mund të ketë tensionime, mund të ketë acarime , gjithashtu një problem serioz është pritet një dyndje e madhe e refugjatëve nga vendet e lindjes së mesme të afërt”, tha Ali Ahmeti.
Sa i përket aferës me letërnjoftimet Ahmeti kërkoi nga organet e rendit zbardhjen e plotë të rastit.
“Të gjitha ato dokumente të falsifikuara e përgjuara që janë gjetur në fabrika ilegale që me seriozitet ti qasen organet e shtetit sepse ne shohim një rrezik .Sepse tani më këto materiale ndodhen në duart e keqbërësve, matrapazëve në duart e njerëzve qëllim këqij” ,shtoi Ahmeti.
Këto komente Ahmeti I bëri në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të parties, ku u diskutua rreth zhvillimeve politike në vend dhe përgaditja për zgjedhje.
REXHEP QAMILI
