Maqedoni
Kriza politike VMRO dhe LSDM rrezikojnë anëtaresimin në BE
30.01.2016 17:44
VMRO-DPMNE dhe LSDM asesi të arrijnë marrëveshje për 2 ceshtje te cilat vazhdojnë të mbeten të hapura në tsvolinën e bisedimeve hapura mes grupeve punuese...

Analistët konsiderojnë se zgjatja e krizes politike po ndikon drejtpërdrejt në rrugën euroatlantike për tu bërë anëtare e familjes evropiane.
Madje nga ky prizëm, analisti Bashkim Bakiu konsideron se ngërçi politik mund të zgjasë edhe këtë verë, pasi që tek liderët liderët politik jo vetëm që mungon serioziteti, por dhe vullneti politik për ta zgjidhur krizën.
“Në fakt shtetet të cilat kanë status kandidat siç është Maqedonia duhet ti plotësojnë kriteret e ashtuquajtura kritere të Kopenhagës që një ndër to do të thotë që të ketë institucione stabile. Me këtë që bën Maqedonia, me këtë që bëjnë partitë politike dëshmojnë se institucionet nuk janë stabile, dëshmojnë se demokracia nuk është funksionale dhe kjo sigurisht se do të jep imazh negative për Maqedoninë. Realisht statusin kandidat e ka që nga viti 2006 dhe ne në këtë fazë si një shtet I cili zhvillohet gradualisht kalon tranzicionin, ndoshta ne në këtë fazë duhet të jemi në fazën e fillimit të të negociatave, por fatkeqësisht Maqedonia nuk e ka. Në qoftë se kjo situatë e tillë ne mund të rezikojmë edhe këtë status që kemi. Vendi do të jetë në krizë edhe këtë verë”, tha Bashkim Bakiu, analist.
Analisti Petar Arsovski për TVM2 thotë se tash më lojrat politike të liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së janë bërë aq të bajatosura dhe nuk u beson më askush, . Edhe pse sipas tij statusi i Maqedonisë në BE është i merituar, megjithatë pa lider serioz vendi nuk ka as ska rezultatete serioze.
“Moti kohë komuniteti ndërkombëtar skenën politike maqedonase e percepton kushtimisht thënë si sjellje fëmijërore, pa ndonjë dëshir serioze për stabilizim për demokratizim stabilizim, dialog politik kështu që këto zhvillimet e fundit vetëm e konfirmon atë që deri tani kemi marr nga BE-ja. Gjithcka ka qenë e merituar, pa stabilizim serioz as nuk mund të ëndërrojm për përparim”, tha Petar Arsovski, analist.
Sipas analistëve është evidente se Maqedonisë nuk i intereson integrimi i vendit në BE, por liderët politik duhet të kenë parasysh se zvarritjet e tepruara në të ardhmen do të kenë efekt negativ në mirëqenien e qytetarëve dhe shtetit.
SANIJE DURAKU
