Ekonomi
Kriza politike qytetarët të pasigurtë për kursimet e tyre në banka
30.01.2016 17:48
Kriza politike ka ndikuar që qytetarët të ndjehen të pasigurt dhe të kenë dilema edhe sa i përket kursimit nëpër banka...

Të pyetur se sa ka ndikuar situata politike në besimin tek bankat, qytetarët thonë se kjo gjendje në të cilën ndodhet tashmë me muaj të tërë vendi, mund të ndikojë në mënyrë indirekte edhe tek bankat.
Dhe për këtë arsye, ata mendojnë edhe për tërheqjen e parave nga bankat, nga friga se mund edhe ti humbin.
“Tash është shumë vështirë me i shty paratë në bankë, edhe ai që i ka paratë në bankë duhet me i tërheq në këtë krizë politike, pasi që këtu situata ditë pas dite”...
“Tek bankat unë gjithsesi se kam besim, por nuk kam besim tek njerëzit që udhëheqin në politike, në qeveri. Domethënë nëpërmjet atyre apo indirekt mund që edhe paratë të humbin”...
“Besim nuk ka askund në këtë shtet, e lëre më tek bankat”...
“Kriza mund të ketë ndikim tek bankat, në qoftë se është në krizë shteti atëher mund të kenë edhe bankat”, thanë ytetarët e anketuar.
Situata politike e shoqeruar me krizën disa gati një vit, tani për tani nuk ka lënë pasoja në punën e bankave vendore.
Asnjëra nga bankat të cilat veprojnë në vend nuk ka hasur në pengesa apo në ndonjë lloj krize gjatë punës së tyre.
Gjithsesi qytetarët apelojnë deri tek politikanët që të lënë anësh interesat e tyre personale dhe të kontribojnë në gjetjen e zgjidhjes, që do të kontribuonte që shoqëria në përgjithësi të ndjehet më e sigurt sidomos në planin ekonomik.
ERSAN PAJAZITI
