Maqedoni

Todorov dhe Selmani në TOARSHIQU janë investuar 45 miljon denarë

30.01.2016 17:56

Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me pajisje të reja më bashkëkohore në vlerë të tërësishme prej mbi 45 milionë denarësh...

Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me pajisje të reja më bashkëkohore në vlerë të tërësishme prej mbi 45 milionë denarësh, Klinikën universitare për traumatologji, ortopedi, anesteziologji dhe reanimacion, shërim intensiv dhe Qendër urgjente.
 
Kështu dekalroi ministry i shëndetësisë Nikolla Todorov gjatë vizitës së sotme në Klinikë, me çrast potencoi edhe renovimin e sallave të operacioneve dhe një pjesë për shërim gjysmëintensiv.
 
"Pajisja shfrytëzohet edhe nga ana e mjekëve tanë dhe nga mjekët nga vendet e huaja të cilët vijnë dhe së bashku punojnë me mjekët tanë. Kryesisht janë mjekë nga Turqia dhe Sllovenia. Punohen në procedura komplekse dhe të shtrenjta, ndërsa veçanërisht e rëndësishme është aparati i ri për neuromonitorim me të cilin mundësohet parandalimi dhe parandalohen lëndimet në palcën kurrizore gjatë operacionit dhe me atë zvogëlohet mundësia për komplikime dhe gabime mjekësore serioze", theksoi Todorov.
 
Drejtori i Klinikës Rexhep Selmani tha se me kompletimin e qendrës spinale dhe me pajisjen e re, numri i pacientëve që trajtohen është dukshëm më i madh.
 
"Trajtohen pacientët me problematikën e kirurgjisë spinale, si fraktura dhe trauma në shtyllën kurrizore, ndryshimet degjenerative dhe deformimet dhe sëmundje të tjera", theksoi Selmani, sipas të cilit tanimë këtu praktikohen mjaft operacione të komplikuara, të cilat bëhen me ndihmën e mjekëve nga jasht.