Botë

Nën dyshimin për korrupsion arrestohet ish ministri Spiro Ksera

30.01.2016 18:02

Arrestohet për korrupsion i pari zyrtar i lartë në Shqipëri...

Spiro Ksera, ish-Ministër i punës dhe cështjeve sociale në kohën e Berishës, është vënë në pranga nën akuzën e korrupsionit duke I shkaktuar shtetit një dëm prej rreth rreth 30 milionë lekësh.
 
Arrestimi u krye në një lokal në zonën e Dervicianit në Gjirokastër, ndërsa në pamje po shihni momentet e mbërritjes së Kesrës në drejtprinë e Policisë së Tiranës.
 
Policia ka ekzekutuar udhër arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Tiranës, në ngarkim të ish-ministrit dhe 5 personave  të tjere, si bashkëpunëtorë.
 
Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar për shpërdorim detyre.
 
Ndaj këtyre personave ka pasur një kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, ku bëhet fjalë për një investim prej 30 milionë lekësh që duhet të përdoreshin në favor të personave me aftësi të kufizuara, por që nuk janë përdorur për këtë qëllim.
 
Nga hetimi i dokumentacionit është zbuluar se personat e mësipërm, kanë regjistruar për të faktuar aktivitetin edhe një CD-në të cilin shfaqeshin pamje të akiviteteve të supozuara për të moshuarit, për të verbërit si dhe të komunitetit rom.
 
Dokumentacioni tregonte se aktivitetet ishin kryer në korrik e gusht, ndërsa në të vërtetë pamjet tregonin aktivitete të kryera në muajin mars, ku duket qartë se njerëzit janë të veshur me rroba dimri.
 
Avokati i kserës, Gjatë një komunikimi jashtë kamerave, pohoi se arrestimi ishte i paligjshëm dhe se klienti i tij që nga nisja e hetimit nuk ishte pyetur asnjëherë. 
 
LULJETA NDOKA