Kulturë
Majlinda Nana Rama promovon në Shkup librin “Zonja me të kuqe”
30.01.2016 18:05
Ne hapsirat e Instituti per trashegimi shpirterore dhe kulturore te shqiptareve sot u be promovimi I librit “Zonja me te kuqe” nga autorja Majlinda Nana Rama...

Libri eshte nje roman qe flet per jeten e nje gruaje intelektuale te neperkembur, nje grua qe dalloheshte per nga mencuria, kultura dhe talenti I saj por qe ne nje vend sic jetonte ajo ne nje province shqiptare, ku mbizoteronte agresiviteti dhe brutaliteti e kishte veshtir te depertonte dhe para syve te te tjereve perfundon si nje grua e çmendur.
“Eshte nje tematike shume specifike qe rrugeve te ndryshme nderlidhet perseri ne ato problem ton ate mafias dhe korrupsionit…Brenda ketyre dy sfondeve eshte aktaliteti brutaliteti I njerezve ne rruge, brutaliteti I njerezve qe nuk dijne te vleresojne, shfryjene edhe problemet e veta frustrimet e veta, korrupsioni prek pak”, tha Ali Aliu, Prof.Universitar.
Autorja thot se shqiptaret e te gjitha trevave çdo her i ka parë si bashkepuntor për të kontribuar për një letersi më të mirë kombetare.
“Ndoshta kushtet ne te cilat ne jetojme mbarten me problem te masave te ndryshme dhe gruaja nuk gjen shteg per te qen vetvetja prandaj edhe personazhi im Jasmina mbetet ne gjitha ate verbull te aktualitetit atje. Eshte nje grua intelektuale qe eshte neperkembur dhe besoj qe eshte rasi me flagrant I gruas se nepekembur qe nuik kerkon te bej ndryshim por vetem te jete vetvetja, qe zeri I gruas te degjohet, por sa me shum kerkon qe te degjohet zeri I gruas aq me shum e mbytin”, tha Majlinda Nana Rama.
Ky liber eshte romani i dyte me radhe nga autorja pas Romanit te pare “Perandoret” ku tematika e te dy veprave eshte tema bashkekohore. Majlinda Nana Rama eshte nje autore krijimtaria e se ciles eshte vlersuar nga kritika letrare, ndersa eshte afirmuar ne mbi 10 shtete te Europes si Kosovë, Maqedoni, France, Zvicerr, Austri, Belgjike, Poloni, Holande, Hungari, Spanje etj, dhe jo vetem me romane por edhe me poezi dhe publicistikë.
VALIDE LIMANI
