Kulturë

Viti i Kdarese, festohet ditëlindja e gjeniut të letrave shqipe

30.01.2016 18:29

Është botuar 1300 herë dhe është perkthyer 46 gjuhe gjuhe te ndryshme te botës...

Keto janë shifrat që shënojne krijimtarinë letrare të shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadare.
 
Ismail Kadare pati keto ditë 80 vjetorin e lindjes se tij, pervjetor që u festua nga gjithë shqiptarët në Shqipëri , Kosovë diasporë e në menyrë të veçantë në vendlindjen e tij ne Gjirokaster. Kadarea u lind në një familje të vjetër gjirokastritë, një ditë të merkurë me 28 Janar të vitit 1936, ditë që gjirokastritët e qujnë si ditë fati.
 
Pasi mbaroi shkollën e mesme në vendlindje , vazhdoi studimet e larta në Tirane, e pastaj ne Moskë. U be i famshem qe në romanin e tij te pare, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, të cilin e botoi në vitet 70` kur ishte vetëm 26 vjeç.
 
Perkthyesi Isuf Vrioni, i mrekulluar nga romani i parë i Kdarese kerkoi ta perkthejë atë në fërngjisht pa pagese dhe fale forcës së penës së shkrimtarit dhe elegances se perkthyesit “Gjenerali” pershkoi si stuhi Parisin, i cili lexonte ndoshta për herë të parë përtej perdes së hekurt te komunizmit,një letresi shqipatare të nivelit boteror.
 
Qysh atehere vepra e Kadarese për 60 vjet rrjesht nuk njohu kufi.Ai shkroi në menyrë sistematike Romane , nove la  dhe poezi, mund të permendim,”Keshtjella” “Kronikë në gur”  “Ura me tri harqe” Gjakftohtësia ,“ Dimri i madh”, “ Pllati i endrave” “ Kush e solli Doruntinen”,  të mevonshmet, “ Vajza e Agamemnonit” e shumë romane të tjera deri tek librin e tij të fundit, “ Kukulla”, vazhdon të shkruaje dhe se afermi pritet edhe nje roman i ri i Ismail Kadarese.
 
Ai ka trajtuar tema të ndryshme si dhe probleme të rëndësishme të historie. Në vitin  90 , i kërcenuar nga struktura të komunizmit,Ismail Kadare largohet nga Shqipëria dhe kërkon strehim politik në Francë.
 
Vazhdoi të shkruajë dhe të ketë po atë sukses, por tani pa censurën komuniste. Jeton midis Francës dhe Tiranës me bashkeshorten e tij Helena Kadare , e cila është shkrimtare gjithashtu. Pas hapjes se kufijve në Ballkan,Kadarea beri vizitën e tij të parë nëShkup , në Nëntor të vitit 2003, ku pati një diskutim të hapur me intelektualet shqiptarë të maqedonisë.
 
Ismail Kadare, është laureuar gati me të gjitha çmimet e rendesishme nderkombatare per letersi,nga shumë vende te botës, ndërsa në të vitin 1996 , Kadare u pranua anëtar përhershem  i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.
 
Me rastin e 80 vjetorit te dites se lindjes se shkrimtarit të madh, në Gjirokaster u hap shtëpia e restauruar e femijerise së tij ,e cila është nën mbrojtjen e UNESKOS, po atë ditë u inagurua edhe  qëndra për Studime të Letërsisë Shqipe, e cila do të mbajë emrin “Kadare”.
 
Krahas telegrameve të urimit,per ditelindjen e tij u shkrua edhe nga shtypi evropian, ku midis të tjerash mund të veçojme prestigjozen gjermane Dhe dojc Zitung, e cila bptoi një artikull të gjatë të titulluar Patrioti.
 
MERITA ÇOÇOLI