Basketboll

NBA, Lakers në krizë të thellë, Clippers fiton derbin

30.01.2016 18:36

Nuk ka dritë në fund të tunelit për Los Angeles Lakers që bie edhe në derbin e qytetit ndaj rivalëve të Clippers me rezultatin 105-93...

Një sukses që është historik për Clippersat, të cilët vendosin rekord personal në historinë e kësaj skuadre. Pa Kobe Bryant, Lakers e patën shumë të vështirë edhe pse morën kryesimin në fillimin e sfidës.

Kjo ishte humbja e 9 rresht për Lakers që numërojnë 13 disfata në 14 ndeshjet e fundit, ecuria më negative që prej vitit 1994.

Ndërkohë, në radhët e Cleveland kanë arsye të festojnë pasi përveç fitores 114-106 ndaj Detroit, LeBron James u bë lojtari më i ri në historinë e NBA që regjistron mbi 26 mijë pikë.

Një sfidë spektakolare për skuadrën nga Ohio pasi për herë të parë në këtë sezon, treshja James-Love-Irving kaluan kuotën e 20 pikëvë te shënuara.

Një sukses që e çon në tre numrin e fitoreve për Cleveland që pas disfatës në fushën e Chicago Bulls dhe që forcon pozitat e Cleveland në krye të Konferencës së Lindjes me 2 fitore më shumë se Toronto Raptors.

Në Oklahoma, skuadra vendase arriti të kalonte me shumë vështirësi Houston Rockets 116-108. Ishte Russell Westbrook ai që bëri gjithçka në këtë sfidë me 26 pikë, 14 asiste dhe 10 ribaunde, duke eklipsuar qëndrën e skuadrës teksane, Dëight Hoëard.

Nuk qëndroi në hije as Kevin Durant që me 33 pikë dhe 12 ribaunde tregoi muskujt e skuadrës së Oklahomas që në shtëpinë e saj është transformuar në një skuadër të pathyeshme.