Futboll

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Austrinë në prag të kampionatit europian në Francë

30.01.2016 18:39

Do të jetë Austria kundërshtarja e Shqipërisë për miqësoren e 26-marsit...

Edhe pse kreu i Federatës Shqiptare të Futbollti Armand Duka, u rezervua përsa i përket emrit të përfaqësueses me të cilën do të përballeshin kuqezinjtë në takimin e parë të marsit, mësohet se bëhet fjalë për Austrinë.

Zyrtarzimi i miqësores, që do të zhvillohet në Vjenë, mbetet thjesht formalitet. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi gjatë prezantimit të uniformës së re të kombëtares, e më 3 shkurt do të bëhet një deklaratë e përbashkët e federatës shqiptare dhe asaj austriake për. 29 marsi është një tjetër datë e lirë të cilën Shqipëria mund  ta shfrytëzoi për miqësore.

Duka theksoi se federata po punon në këtë drejtim edhe pse aktualisht nuk ka asgjë konkrete. Kreu i federatës konfirmoi gjithashtu se përpara debutimit zyrtar kundër Zvicrës në Euro 2016, Shqipëria do të luajë dy teste miqësore në muajin Maj që do t’i shërbejnë trajnerit Gianni De Biasi për të kolauduar grupin dhe për të mësuar më shumë rreth formës së lojtarëve të veçantë.