Sportet E Tjera

Norvegjia dominon Kupën e Botës, Kilde suksesi i parë në karrierë

30.01.2016 18:41

Garat e Kupës së Botës për meshkuj në ski vijojnë të jenë një dominim i skiatorëve norvegjezë, që edhe pse me Svindal të dëmtuar dhe jashtë garës për titull, sërish arrijnë të nxjerrin talente...

Ai që triumfoi sot në garën e zbritjes së lirë ishte Aleksander Aamodt Kilde, që befasoi të gjithë në një sfidë të fortë për triumfin.
 
Pas dy zbritjeve ai dha kohën e përgjithshme 1’55”28, duke lënë pas sllovenin Kline dhe zviceranin Beat Feuz, të gjithë shumë pranë njëri-tjetrit në kohët e dhëna në pistë.
 
Për Kilde ky është suksesi i parë në karrierë, i papritur për të gjithë, por 23-vjeçari triumfoi falë zbritjes së parë, ku befasoi me paraqitjen në pistë.
 
Gara u zhvillua në pistën gjermane të Garmisch. Për Norvegjinë ky është sukseis i1 6-të në 25 gara të Kupës së Botës zhvilluar këtë vit: 7 fitore Zvindal, 6 Kristoffersen, 2 Jansrud dhe 1 Kilde.
 
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës asnjë ndryshim, ku udhëheq skiatori austriak Marcel Hirscher, që sot nuk garoi.