Botë

Romë, “Family day” Italianët në mbrojtje të familjes e kundër ligjit LGBT‏

30.01.2016 19:32

Rreth 1 milionë italianë janë mbedhur pasditen e sotme në kryeqytetin italian...

Rreth 1 milionë italianë janë mbedhur pasditen e sotme në kryeqytetin italian, Romë në mbrojtje të vlerave të familjes tradicionale e kundër pr/ ligjit të martesve civile mes personave homoseksualë që prej disa ditësh po debatohet në dhomën e Senatit të Parmalentit italian.
 
Familje italiane, fëmijë, të moshuar, të rinj nga cdo zonë e krahinë e Italisë janë mbledhur në Cirko Massimo në qëndrën historike të Romës nën slloganin “Në mbrojtje të familjes e të drejtave të fëmijve për të pasur një nënë e një baba”.
 
I janë bashkuar këtij manifestimi masiv eksponentë të forcave politike të Qëndrës së Djathtë e të së djathtës italiane që janë shprehur hapur kundër miratimi të ligji të lidhjeve civile, i cili parashikon dhe njohjen e martedave mes personave LGBT, aktivistë të shoqatave civile, organizata fetare, përfaqësues të komiteteve të ndryshme pro familjes etj.
 
Family Day është mbështetur fortësisht nga Konferenca Episkopale Italiane, presidenti i së cilës Kardinali Angelo Bagnasci e ka quajtur “një event me një qëllim të domosdoshëm”.
 
Një nga temat më të kontestuara nga organizatorët e Family Day është mundësia e cifteve homoseksualë për të praktikuar të ashtëquajturën “stepchild adoption”, praktika e marrjes me qera të mitrës për të pasur fëmijë, e përhapur në disa shtete si SHBA, Kanada, Indi etj, si dhe fekondimin eterolog për çiftet lesbike.
 
Presidenti i Komitetit organizativ të Family Day, mjeku neurolog Massimo Gandolfi u shpreh se “manifestojmë për të mbrojtur fëmijët tanë. Kjo është e vetmja armë për ti thënë jo miratimit të ligjit të lidhjeve civile. Shpresojmë që kryeministri Renzi të marrë në konsideratë këtë shesh e qindra mijëra persona që e kanë mbushur sot. ”
 
Objektivi Family Day është modifikimi i ligjit mbi lidhjet civile votimi i të cilit është parashikuar të martën e ardhshme në Dhomën e Senatit Italian.
 
Gjatë natës ëeb siti i manifestimit Family Day u sulmua nga hakeret Anonymous të cilët bllokuan faqen kryesore të tij me shkrimin; Stop homophobia. Love is love.
 
Kryeqyteti italian Romë është në mbikqyrjen speciale të forcave të rendit, pasi manifestime nga Organizata pro Lëvizjes LGBT, priten të protestojnë njëkohësisht kundër Family Day./Oranews