Sportet E Tjera

Kovalev mbron titujt botërorë, mposht Pascal

31.01.2016 14:46

Sergey Kovalev mbrojti me me sukses titullin e tij borëror në peshën gjysmë të rëndë duke detyruar Jean Pascal të tërhiqej nga sfida në raundin e shtatë...

Boksieri rus i dha sërish një mësim të mirë, Pascalit, që kishte kërkuar revansh pas humbjes së dhjetë muajve më parë duke mbrojtur me sukses dhe gjerdanin e artë të tre federatave, atë të WBA, IBF dhe WBO.
 
Kovalev e rrëzoi në tapet kundërshtarin e tij ë në raundin e parë. Pascal që në karrierën e tj numëron 30 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje, u përpoq të reagonte me disa goditje sporadike por Kovalev ishte superior dhe në raundin e katërt, Jean Pascal dukej i mbaruar.
 
Nga raundi i pestë e mbraoa, Kovalev luajti si macja me miun me kundërshtarin e tij, ndërsa në raundin e gjashtë trajneri Freddie Roach paralajmëroi bokserin kanadez se do të ndërpriste ndeshjen por Pascal kërkoi të vazhdonte.
 
Roach e lejoi dhe për një raund ndërsa në përfundim të të 7-tit i dha fund takimit me Pascal që ishte rrahur paq nga rivali i tij që arriti të fitojë pa shumë probleme këtë përballje duke u konfirmuar si mbreti i peshës gjysmë të rëndë me 3 gjerdanë të artë të fituar.