Maqedoni
Rexhepi: Nuk ka rrezik nga ISIS në Ballkan
31.01.2016 14:59
Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi nuk beson se përkrah militantëve të ISIS luftojnë mbi 130 shtetas të Maqedonisë...

Në një prononcim për Evropën e Lirë Rexhepi thot se numrin e sakt nuk e din askush dhe vetëm manipulohet me këto numra, pasi organet kopetente asnjëher nuk e kanë njoftuar zyrtarisht BFI-në për diçka të tillë edhepse kjo e fundit ka qenë e gatshme për të vepruar në parandalimin e këtyre personave.
“Unë nuk besoj se ka aq, sidomos kur e kemi parasyshpë se numrin e sakt nuk e din askush, por vetëm manipulohet. Nëse organet shtetërore që janë kopetente për të ndjekur këtë çështje nëse e dine sakt se sa kanë shkuar, unë nuk e di se çka është ndërmarr nga ana e tyre që ti pengojmë. Dhe pse ne si Bashkësi Islame me ndikim lidhur me islamin dhe muslimanët në Maqedoni, pse ne të mos jemi të informuar dhe çka mundeshim ne të parandalonim dhe besoni do të vepronim në parandalim dhe zëri ynë do të dëgjohej”, tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.
I pyetur nëse ka rrezik që këta njerëz të veprojnë edhe në këto hapsira Rexhepi përjashton një gjë të tillë.
“Apsolutisht jo. Të paktën sipas meje nuk ka gjasa. Dikush bën propogand, shkakton panik në tër hapsirat ballkanike. Ku është ajo dhe kush qëndron pas tyre me të vërtetë është punë e çuditshme”, shtoi Rexhepi.
Njëherit Rexhepi bëri të ditur se tanimë BFI i ka nën kontrollë dy xhamitë në Shkup, Xhaminë e Jahja Pashës dhe Xhaminë Tutunsuz, për të cilat më pare kishte deklaruar se nuk janë në kontrollin e sajë.
REXHEP QAMILI
