Basketboll
NBA, Cleveland spektakël ndaj San Antonios
31.01.2016 15:04
Leksion i Cleveland Cavaliers ndaj San Antonio Spurs...

Në mbrëmjen e Nba spikat fitorja e thelllë e skuadrës nga Ohajo përballë formacionit teksan. 117-103 ishte rezultati që prodhoi sfida e Kuiken Loans Arena në favor të Cleveland-it që regjistroi në këtë mënyrë suksesin 4-t radhazi, dhe nga ana tjetër i shkaktoi Spurs-ave disfatën e dytë në 3 ndeshjet e fundit.
Fantastik Lebron James me 29 pikë 7 asiste dhe 5 rebound. Ishte pikërisht mbreti James ai që udhëhoqi Cavaliers drejt fitores edhe pse një lojë shumë të mirë zhvilloi edhe dyshja Kevin Love-Kyrie Irving. Pas këtij suksesi Cleveland vazhdon të kryesojë i pashqetësuar klasfikimin në konferencën e Lindjes.
Moment i mirë dhe për Memphis Grizzlies që falë fitores 121-117 zhyti në një krizë të thellë Sacramento Kings. E udhëhequr nga dyshja Green-Gasol skuadra nga Tenneesee koleksionoi suksesin e 28-të sezonal duke i shkaktuar Sacramentos humbjen e 27-të.
As një James Harden në superformë nuk i mjaftoi Houston-it për tu rikthyer te fitorja në Nba. Rockets u mposhtën brenda në Texas nga Washington Wizards me rezultatin e ngushtë 122-123. I mrekullueshëm James Harden i cili koleksionoi në total 40 pikë 11 asiste dhe 7 rebound.