Maqedoni
MPB zbuloi 17 migrantë në dy vetura
31.01.2016 15:31
MPB në dy makina të ndryshme zbuloi 17 migrantë nga vendet e Lindjes së Mesme të cilat ilegalisht po transportoheshin nga fshati Smokvicë të Negotinës...

Policia informon se grupi i parë të migrantëve është vërejtur sot rreth orës 8 të mëngjesit teksa ata futeshin (ngjiteshin) në një makinë e tipit “Reno”, ndërsa grupa e dytë me pesë migrantë nga Alzhiri janë kapur mbrëm von në makinë e tipit “Matiz” në austradën Gjevgjeli-Shkup.
MPB ka arritur t’i ndaloj makinat në të cilën ilegalisht po transportoheshin këta refugjatë, por nuk arriti t’i arrestojë që të dytë drejtuesit e makinave. Njëri prej tyre akoma kërkohet nga policia, ndërsa 17 refugjatët janë dërguar në Qendrën për Pranimin e emigranëtve në Shkup.
Përndryshe në Maqedoni janë në dispozicion dy kampe për pranimin e refugjatëve, një në Tabanocë të Kumanovës dhe një në Gjevjgjeli.
Sipas informatave të MPB-së nga fillimi i këtij viti e deri tani përmes Maqedonisë kanë kaluar 53 mijë e 434 emigrantë, të cilat kanë shprehur vullnet të lirë për njohjen e së drejtës e azilit në Maqedoni.
Ata në të shumtën e rasteve vijnë nga Afganistani, Siria, Alzhiri, dhe Iraku.
REXHEP QAMILI
