Maqedoni
Rruga e banjës, renovimi nis në pranverë
31.01.2016 16:29
Rruga e Banjës është një ndër rrugët më të dëmtuara të Tetovës, ndërsa banorët shprehen të brengosur se kjo rrugë në disa pjesë ka nisur edhe të shembet dhe rezikon sigurinë e tyre...

Ndërkoh disa qytatar të anketuar për MTV2 theksuan se rreziku më i madh edhe në këtë pjesë të rruges së banjës së Tetovës janë edhe mbeturinat të cilat cdo ditë e më tepër grumbullohen në numër më të madh nga ana e qytetarëve të pa ndërgjegjshëm këto mbeturina rrezikojnë edhe qytetin e Tetovës nga vërshimet që mund të ketë në Pranverën e hershme.
“Edhe kjo rrugë kërkon që të bëhet sa ma shpejtë sepse kalojnë njerës cdo ditë njerës disa me vetura disa ne këmbë ka bajltë. Akti nuk është i mirë nuk duhet të hudhin por, kultura e bënë të veten. Duhet të ndalohen nuk e di a ka vend të caktuar për mbeturinat. Skam koment shumë punë ka nuk është veq kjo rrugë”..
“Katastrof është kjo rrugë kjo është një pamje shum e bukur shumë e mirë mirë po nuk përmbahet. Edhe mbeturinat janë katastrofë ajo që populli nuk e përmban por pak edhe komuna duhet të kontribon”..
“Po rrugën vet e shifni se të kënaqur sjemi hic. Për këto është fajtor Komuna. Ka inspektoriat duhet ti nxjere në teren të shohën se qka ndodh, dhe ato persona mos të hudhin më dhe kjo është një dukuri negative”...
“Për momentin nuk është në rregull për shkak se nuk janë te rregulluar rrugët as për këmbësorët. Nuk mund te hypish deri lart se rruga është e prishët. Nuk është në rregull vet ne qytetarët duhet të mbajmë një lloj rrendi mos presëm vetëm nga organet kompetente. Duhet të meren masa që ti dënoj ato që hudhin mbeturina duhet të ketë edhe vend apostafat për hudhjen e mbeturinave edhe pse është vendi po nuk funksionon ashtu sic duhet”, thanë banorët e anketuar.
Por nga Komuna e Tetovës thonë se po presin prenverën që të krijohen kushtet klimatike për të filluar renovimin e disa rrugëve në mesin e të cilave edhe rruga e Banjës.
“Me përmisimin e kohës në pranver projekti është duke u punuar dhe me një here do të nisim të punojm .. Rruga do të niset të rregullohet ka përfunduar edhe procesi i tenderimit do të niset të rregullohet me një her pas përmisimit të kohës në Pranver dhe do të jetë rrugë e cila do jetë e kompletuar dhe e asfaltuar”, tha Isen Demiri, drejtuesi i sektorit për rrugë dhe tokë ndërtimore.
Nga komuna e Tetovës kërkojnë mirkuptim dhe durimin e qytetarëve deri në krijimin e kushteve për fillimin e punimeve në rrugën e Banjës dhe rrugë tjera të Tetovës të cilat janë në plan për tu rregulluar këtë vit.
VISAR SADIKI
