Maqedoni

Ademi në Strugë rreth 900 mijë euro investime në dy shkolla

31.01.2016 17:02

Ministri i arsimit Abdylaqim Ademi ka qëndruar sot në komunën e Strugës, me çrast ka ndjekur për së afërmi punimet për renovimin e shkollës Murat Labunishti në vendbanimin e Labunishtit...

Ai njëherit paralajmëroi se brenda këtij viti do të ndërtohet edhe një salle e sportit, për ndërtimin e të cilës so të investohen rreth 690 mijë euro.
 
“Vizituam shkollën “Murat Labunishti” këtu në fshatin Labunisht ku për momentin është duke u zhvilluar aktiviteti ose rekonstruimi i dritareve, pra do të bëhet ndrimi i të gjitha dritarëve në këtë objekt të cilat nuk janë ndëruar që nga ndërtimi i kësaj shkolle në vitin 1970. Investimi është nga MASH në sasi prej 100 mijë euro. Ky nuk është investimi i vetëm në këtë vendbanim sepse ditëve në vijim do të vazhdojë dhe ndërtimi i sallës së sportit e premtuar nga BDI. Sallë e cila do të jetë për nevojat jo vetëm për shkollës por edhe të banorëve të kësaj ane në vlerë prej 690 mijë euro dhe shpresojë që përfundimi i saj do të ndodhë brenda këtij viti”, tha Abdylaqim Ademi, Minsitër i Arsimit.
                                        
Minsitri Ademi njëherit paralajmëroi investime edhe në shkollën fillore Hashim Agushi në Ladorishtë.
 
“Këtë vit do gjithashtu do të kemi një investim tjetër në shkollën fillore “Hashim Agushi” në fshatin Ladorishtë ku do të instalohet nxemja qendrore për të njëjtën shkollë në vlerë prej 100 mijë euro”, shtoi Ademi.
 
Të gjitha investimet kanë për qëllim përmirësimin e kushteve në shkollat e Strugës dhe të ngritet cilësia në arsim, tha minsitri, i cili shprehu gatishmëri për investime edhe në shkollat tjera. 
 
REXHEP QAMILI