Maqedoni
Një fëmijë dyvjeçar është lënduar rëndë në një aksident rrugor në Llozovë
31.01.2016 17:35
Një fëmijë dyvjeçar është lënduar rënë kur automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka goditur në një shtyllë betoni në rrugën magjistrale në afërsi të Llozovës...

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi dje rreth orës 12:30 minuta në afërsi të Llozovoës, në aksin Veles - Shtip. Automjeti "Tojota Jaris" me targa të Shkupit , i drejtuar nga Ç. C. (72) nga Shkupi ka dalë nga rruga dhe ka goditur në shtyllën e betonit.
Në aksidentin e rëndë është lëndar fëmija dyvjeçar të cilit pas dhënies së ndihmës në spitalin e Shtipit është transferuar në Qendrën urgjente në Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjares ka kryer ekipi i SP- Sveti Nikole dhe po punon për pastrimin e plotë të rastit./Mia
