Parashikimi i motit në vendin tonë

01.02.2016 07:37

Moti sot në mbarë vendin tonë për dallim nga ditët e kaluara, do të jetë më i ngrohtë dhe me periudha më të gjata të diellit...

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkohë në mbarë vendin nuk do të kalojnë mbi 5 gradë celsius. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë celsius në vendet më të larta malore, ndërkaq në mbarë vendin temperatura maksimale do të arrijë deri më 19 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, nga 2 deri më 4 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkohë gjatë ditës nuk do të kalojë mbi 14 gradë celsius.