Ministri shtetëror gjerman Mihael Rot për vizitë në Maqedoni
01.02.2016 07:45
Ministri gjerman, kompetent për Evropën, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë në Maqedoni...

"Ai do të informohet për gjendjen e brendshme politike, si dhe për problematikën e krizës së refugjatëve. Parashikohen bisedime me përfaqësues të Qeverisë dhe opozitës, shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare, që janë aktive në fushën e të drejtave të njeriut, përkrahjen e refugjatëve, popullatën rome dhe komunitetin-LGTB në Maqedoni", njoftoi Ambasada Gjermane në Shkup.
Është parashikuar ministri shtetëror Rot të marrë pjesë edhe në debatin publik me studentë nga Universiteti "Shën Cirili dhe Metodij" në Shkup. (mia.mk)
