Zyra për projektin "Bli shtëpi për të rinjtë" në 33 komuna
01.02.2016 09:40
Në 33 komuna prej sot fillojnë me punë zyrat për projektin e ri "Bli shtëpi për të rinjtë"...

Zyrat ndodhen në njësitë rajonale të Drejtorisë për Punë Pronësore-Juridike dhe të Drejtorisë për të Ardhura Publike. Qëllimi është që projekti t'u afrohet të rinjve dhe të mundet në një vend të marrin informacione për kushtet, pjesëmarrjen, bankat dhe truallet. Në to janë angazhuar të punësuar të trajnuar, që do t'ua japin informacionet e duhura të rinjve.
Përveç këtij projekti, qytetarët do të mund të informohen edhe për projektin "Bli shtëpi, bli banesë". (mia.mk)
