Gjatë fundjavës 27 aksidente në Shkup, 22 të lënduar
Gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 27 aksidente...

Nga 29 janari, e premte, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente. Prej tyre, pesë janë me pasojë të dëmit material dhe tre janë me pasojë të lëndimeve trupore, në të cilat lëndime trupore kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik dhe gjashtë këmbësorë.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një udhëtar në autobus.
Më 30 janar, e shtunë, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente. Prej tyre pesë janë me pasojë të dëmit material dhe gjashtë janë me pasojë të lëndimit trupor në të cilat lëndime trupore kanë marrë tre shoferë të automjetit motorik, pesë bashkëudhëtarë dhe dy këmbësorë.
Dje, policia e trafikut ka kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente rrugore. Prej tyre katër janë me pasojë të dëmit material dhe tre janë me pasojë të lëndimit trupor në të cilat lëndime trupore kanë marrë dy shoferë të automjetit motorik dhe një shofer i mopedit.
Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 99 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet. Nëntë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe 18 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit në udhëkryqe, gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit. Janë sanksionuar edhe 32 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë këtyre tre ditëve nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 96 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të jashtëzakonshme që pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës së vendosur në komunikacion. (mia.mk)
