Janeva para Këshillit të Prokurorëve sqaron përse i largoi Kadriun dhe Gjorevskën
01.02.2016 11:07
Prokurorja speciale, Katica Janeva, është paraqitur sot para Komisionit të Këshillit të Prokurorëve Publik për të sqaruar se pse i largoi prokurorët, Lejla Kadriu dhe Marija Gjorevska...

Paraprakisht nga kabineti i Janevës kumtuan se ajo para Komisionit do të sqarojë veprimin e saj, i cili është në përputhje të plotë me ligjin.
Gjithashtu Janeva duhej të jepte llogari përpara Këshillit të Prokurorëve për çështjen e marrjes së materialeve të përgjuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për atë se pse nuk ka bërë procesverbal gjatë pranimit të materialeve të përgjuara dhe për detajet lidhur me planin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale.
