Ministri Jolevski për vizitë në SHBA
Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski prej sot qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Gjatë vizitës, kumtoi sot MM, ministri Jolevski do të ketë takim me ish-përfaqësuesit dhe me përfaqësuesit aktual të administratës amerikane, senatorë dhe kongresmenë në Kongresin e SHBA-së, si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë tink-tenk.
Siç shkruan në kumtesë, ministri Jolevski në Pentagon do të takohet me zëvendësndihmësin e sekretarit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Majkëll Karpenter, ndërsa në Departamentin e Shtetit do të ketë takim me Hojt Ji, zëvendësndihmës sekretari për Evropë dhe Euroazi. Në Kongresin e SHBA-së, ministri do të takohet edhe me senatorët Xhon MekKejn dhe Xhejms Inhof.
Ministri Jolevski gjatë vizitës në Uashington do të takohet edhe me ish-sekretarin e Mbrojtjes Donald Ramsfeld, ndërsa në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, do të realizojë takim me zëvendësshefin e Departamentit për operacione paqësore të KB-ve, El Gasim Vejn.
Në kuadër të vizitës, ministri Jolevski do të marrë pjesë edhe në mëngjesin tradicional të lutjes, organizuar në Uashington. (mia.mk)
