Damask, ISIS merr përgjegjësinë për 3 sulmet

01.02.2016 12:50

“Shteti Islamik” ka marrë përgjegjësinë për tre sulmet që tronditën Damaskun gjatë ditës së diel, duke lënë pas 60 viktima dhe më shumë se 110 të plagosur...

Bilancin më të përgjakshëm e shkaktoi sulmi me bombë pranë mausoleumit shiit, Saidah Zainab Shrine, i cili është një vend i rëndësishëm pelegrinazhi. Ndërsa dy shpërthimet që pasuan u shkaktuan nga kamikazë.

Ngjarja vjen në një kohë kur delegatë nga qeveria dhe opozita siriane janë mbledhur në Gjenevë të Zvicrës për të zhvilluar bisedime për paqe. Në këtë kuadër, i deleguari special i OKB-së për zgjidhjen e krizës së Sirisë, Staffan de Mistura, është takuar gjatë me përfaqësuesit e opozitës siriane.

Sipas tij, palët duhet t’i dëgjojnë me vëmendje të gjitha shqetësimet e përfaqësuesve opozitare në Siri. Nga ana e tij, grupi opozitar ka deklaruar se edhe mund të tërhiqet nga bisedimet nëse regjimi nuk u jep fund sulmeve dhe rrethimit të disa qyteteve siriane.