BPRM shënon 70 vjet jubile
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) këtë vit me një sërë manifestimesh dhe ngjarjesh do ta shënojë 70 vjetorin e punës së institucionalizuar qendror bankar në Republikën e Maqedonisë...

Siç informojnë nga BPRM, shënimi i juileut do të zhvollohet gjatë gjithë vitit, nën moton "Njihuni me bankën qendrore" dhe do të ketë për qëllim ta afrojë Bankën Popullore deri te opinioni më i gjerë dhe ta avancojë informimin e qytetarëve për sferën dhe veprimin e institucionit, rolin e saj dhe rëndësinë që e ka në ekonominë botërore.
"Në këtë kontekst, ngjarjet që do të organizohen gjatë vitit do të përfshijnë aktivitete nga fusha e edukimit financiar, ngjarjeve për promovim të veprimtrarisë shkencore-hulumtuese dhe aktiviteteve sportive dhe ngjarjeve", thonë nga BPRM.
Jubileu shtatëdhjetë vjeçar do të shënohet edhe me një sërë aktivitetesh sportive, mes të cilëve edhe garë mini maratonike pranë Vardarit.
