Maqedoni

Austria ashpërson kriteret për azil, 50 mijë refugjatë do të riatdhesohen

01.02.2016 14:29

Qeveria austriake do të ashpërsojë politikën e saj ndaj azilkërkuesve derisa vendi përgatitet për një valë të re prej 4000 emigrantësh në ditë javën që vjen...

Sipas ministrit të Brendshëm, Hans Peter Doskozil, ky numër i madh refugjatësh do të bëjë që Austria të vendosë për mosdhënien e vërtetimit për azil ose për riatdhesimin e 50 mijë refugjatëve në tre vitet e ardhshme. 
 
“Nëse ne shohim në numrin e refugjatëve që kemi pranuar në 4 vitet e kaluara, shifrat janë të mëdha. Na duhet të marrim një vendim. Po flasim për një minimum prej 50 mijë refuzimesh për të dalë nga kjo situatë"- deklaroi ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Hans Peter Doskozil.
 
Austria pret që deri në verë numri i refugjatëve të arrijë shifrën kulmore. Të gjithë ata që vijnë nga vende të sigurta të origjinës do të kthehen pas.  
 
“Përderisa ne nuk e dimë identitetin e vërtetë të atyre që hyjnë në vendin tonë, përderisa nuk tregojnë vendin e vërtetë të origjinës, gjithnjë debate do të mbetet në pikën në të cilën jemi aktualisht. Ne nuk mundemi ashtu thjesht t’i përzëmë, por gjithashtu nuk pajtohemi me një politikë të përshpejtuar të marrjes së të drejtës për azil pa këto të dhëna”- tha Shoqata për të Drejtat e Njeriut-Austri, Gynter Ecker.
 
Por, edhe nëse refugjatët tregojnë drejt se nga vijnë, shumë vende të origjinës nuk janë të gatshme të riatdhesojnë personat delinkuentë. Për këtë, Austria mendon për dhënien e një ndihme financiare për këta persona dhe shifrën më të lartë do ta përfitojnë ata që me vetëdëshirë kthehen në vendet e tyre.
 
GAZMEND KURTISHI