Botë

Myanmar, parlamenti i parë demokratik që prej vitit 1962

01.02.2016 15:55

Myanmari ka shënuar një tjetër moment historik, pasi për herë të parë që prej vendosjes së regjimit ushtarak në vitin 1962 është mbledhur një parlament i zgjedhur në mënyrë demokratike...

Ky shtet nuk ka pasur zgjedhje të lira deri në vitin 2015, kur liderja e Lidhjes Kombëtare për Demokraci, Aung San Suu Kyi, e udhëhoqi këtë forcë politike në një fitore ku grumbulloi afro 59% të votave.

Rezultati i dha kësaj partie 81% të vendeve në Parlament. Gjëja më e rëndësishme që pritet nga Parlamenti është zgjedhje e presidentit.

Tre grupet parlamentare të pranishme në kuvend do të venë në garë kandidatët e tyre. Presidenti do të zgjidhet nga votimi i deputetëve, ndërkohë që dy kandidatët e tjerë do të mbajnë postin e zëvendëspresidentit.