Botë
Shpërthim në Kabul, 10 të vdekur dhe 20 të plagosur
01.02.2016 16:14
Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën pas shpërthimit kamikaz që ka tronditur kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin...

Si pasojë e sulmit që erdhi nga një militant i talebanëve, 20 persona të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtimin e nevojshëm shëndetësor në qendrat spitalore.
Mjekët janë shprehur se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa prej pacientëve kanë marrë plagë të rënda dhe janë në rrezik për jetën.
Shpërthimet kamikaze kanë qenë mjaft të shpeshta gjatë muajve të fundit në shumë prej qyteteve të Afganistanit.
Gjatë javës së shkuar, Kabuli u trondit nga një tjetër sulm, në të cilin humbën jetën edhe shtatë gazetarë të një televizioni privat.
Shumica e shpërthimeve janë marrë përsipër nga militantët talebanë, të cilët kundërshtojnë ashpër qeverinë e cila mbështetet nga vendet perëndimore.
