Sekretari gjerman Rot për “Dojce Velen” për zgjedhjet në Maqedoni: Sipas standardeve, në të kundërtën të shtyhen
Sekretari gjerman, Mihael Rot, vlerëson se nëse deri në fund të prillit nuk krijohen kushte për zgjedhje, BE do të rekomandojë shtyrjen e datës së mbajtjes së tyre...

Në një intervistë për “Dojce Velen” në prag të vizitës në Shkup, Rot ka porositur politikanët që të zbatojnë në tërësi Marrëveshjen e Përzhinës, me qëllim që të realizohen zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Me marrëveshjen e Përzhinës forcat politike u dakorduan për zgjedhje sipas standardeve evropiane. Të gjithë përgjigjet janë të lidhura me marrëveshjen dhe ajo duhet që të realizohet dhe zbatohet në tërësi. Kjo kërkesë i është drejtuar qeverisë. Ajo ka përgjegjësi për të mirën e vendit, për afrim tek BE. Nuk duhet që të lëshojë angazhimin për plotësimin e këtyre standardeve. Nëse Komisioni Evropian deri në fund të muajit prill vlerëson se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike, sigurisht që do të rekomandojë shtyrjen e datës”, ka deklaruar sekretari shtetëror Rot. Nesër në Shkup Rot do të zhvillojë takime me politikanë dhe zyrtarë shtetërorë.
