Ekonomi

Lehtësimet për investuesit, IPE analiza: Favorizohen investuesit e huaj

01.02.2016 18:06

Kompanitë vendore thonë se shteti siguron subvencione për tërheqjen e investitorëve të huaj, por nga ana tjetër diskriminon investuesit vendorë...

Në debatin e organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane, pjesëmarrësit porositën se nevojitet transparencë më e madhe lidhur me ndihmën e drejtpërdrejtë dhe grandet të cilat i fitojnë investuesit e huaj në vend.
 
"Investitorëve të Maqedonisë u kushtohet kujdes i pamjaftueshëm. Ata nuk munden ose vështirë pranojnë ndihmë për zgjidhjen e problemeve kryesore, ndërsa për privilegje, siç kanë kompanitë e huaja, aspak nuk mund të bëhet fjalë”- deklaroi Risto Karajkov nga IPE.
 
Ambasadori britanik në Maqedoni, Çarls Garet, thotë se debate publike rreth kësaj çështje janë shumë të rëndësishme. Nuk ka demokraci të shëndoshë, përmendi, pa debat të shëndoshë publik të të gjitha niveleve, tha Garret.
 
"Informacionet, të dhënat dhe dëshmitë janë të rëndësishme gjatë krijimit të politikave. U ndihmojnë liderëve të sjellin vendime politike të drejta, investitorëve të sjellin vendime të vërteta për investim, ndërsa qytetarëve të shohin se si shpenzohen paratë"- tha ambasadori i Britanisë së Madhe në RM, Çarls Garet.
 
Debati me temë "Investimet vendore kundrejt atyre të jashtme në Republikën e Maqedonisë: politika për mbështetje dhe efektet e tyre" është debati i parë nga tre debatet e parapara në kuadër të projektit "Dialogje për vizion", mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. 
 
BESIM ABDULLAI