Botë
Rusi, kreu çeçen “kërcënon” opozitarin rus Kasyanov
01.02.2016 19:30
Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov postoi në “Instagram” një video, ku shihet politikani opozitar rus, Mikhail Kasyanov, në shënjestrën e një snajperi...

Kasyanov, ish-kryeministër i vendit, është një prej kritikëve më të zëshëm të Presidentit Vladimir Putin brenda radhëve të partisë së opozitës, “RPR-Parnas”.
Kohët e fundit, çeçeni Kadirov ka dalë hapur kundër atyre që kritikojnë shefin e Kremlinit, të cilët i përshkruan si “armiq” dhe “tradhtarë”.
Politikanët e opozitës në Rusi e cilësuan postimin e videos si “kërcënim me jetë” ndaj Kasyanovit.
Ramzan Kadyrovi, i mbështetur nga Moska, e udhëheq Çeçeninë me grusht të hekurt, e forcat e tij paraushtarake akuzohen gjerësisht për abuzime të të drejtave të njeriut, përfshirë këtu torturën dhe vrasjen./Top Channel
